Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama po përdor emrin e Liri Berishës për të goditur atë, duke e lidhur me aktakuzën ku flitet për financime.
Ai nënvizoi se aktiviteti i fondacionit nuk ka të bëjë me financime të dyshimta, por me bamirësi të realizuar nga Jamarbër dhe Argita Malltezi.
Sipas tij, shpallja e bamirësisë si vepër penale është një akt i paprecedent, që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Berisha e cilësoi këtë një sulm të orkestruar nga Rama dhe disa diplomatë të korruptuar.
“Nuk kam asnjë rezervë për ta publikuar që nesër do shihni aty qindra e mijëra emra që kanë futur për të mbushur faqet gjë të cilën nuk mund ta bëjnë pa një aprovim të prindërve, pasi mund t’i lëndojnë ata.
Çdo element të piramidës së mashtrimit që këta mercenarë kanë heutar me porosi të Edi Ramës dhe diplomatëve të korruptuar që kërkuan në mënyrë të përsëritur arrestimin e Sali Berishës.
Edi Rama në sulmin kundër Sali Berishës ka përdorur faktin se Liri Berisha është drejtuese e këtij fondacioni. Ka harruar se ajo është një qendër suksesi të vërtetë pasi Liri Berisha ka dhënë 19 vite të jetës së saj aty.
Të shpallësh vepër penale bamiërësinë, a mund të ndodhë në tjetër vend të botës si këtu”, tha Berisha.