Vendosni fjalën kyçe....

Brazili i sekuestron 3.3 milionë dollarë, Elon Musk zotohet se do “hakmerret”


Gjykata e Lartë në Brazil ka zhbllokuar llogaritë bankare të X dhe Starlink, duke tërhequr 3.3 milionë dollarë prej tyre në mënyrë që të zbatojë një gjobë të vendosur kundër platformës së mediave sociale të Elon Musk.

Gjykatësi Alexandre de Moraes ndaloi operacionet e X në Brazil në fund të gushtit. Ai gjithashtu ngriu asetet e Starlink, duke e quajtur atë pjesë të një “grupi ekonomik de facto” me X.

“Me pagesën e plotë të shumës së detyrimit, de Moraes konsideroi se nuk kishte më nevojë për të mbajtur të bllokuara llogaritë bankare dhe urdhëroi zhbllokimin e menjëhershëm të llogarive bankare/aseteve financiare, mjeteve motorike dhe pasurive të paluajtshme të kompanive të sipërpërmendura. ” – tha gjykata në një deklaratë të premten.

Sipas gjykatës, gjithsej 18.35 milionë realë brazilianë (rreth 3.3 milionë dollarë) u tërhoqën nga të dyja llogaritë, nga të cilat 11 milionë ishin nga Starlink dhe pjesa tjetër nga X.

Kompanitë u gjobitën “për mos heqjen e përmbajtjes pas një urdhri nga gjykata në hetimet në vijim, përveç largimit të përfaqësuesve të saj ligjorë nga Brazili”, tha gjykata.

Musk nuk ka komentuar ende sekuestrimin e fondeve. Në fillim të këtij muaji, ai tha se bllokimi i llogarive të Starlink ishte “absolutisht i paligjshëm” pasi ishte një kompani e veçantë me aksionarë të ndryshëm. Manjati i teknologjisë kërcënoi gjithashtu se do synonte asetet shtetërore braziliane në shenjë hakmarrjeje.

“Nëse qeveria braziliane nuk kthen pronën e sekuestruar në mënyrë të paligjshme të X dhe SpaceX, ne do kërkojmë sekuestrim e ndërsjellë të aseteve qeveritare”, shkroi Musk në atë kohë.

“Shpresoj që Lula të shijojë reklamat e fluturimit,” shtoi ai, duke iu referuar presidentit brazilian Luis Ignacio Lula da Silva.

De Moraes ka kërcënuar gjithashtu një gjobë prej 50,000 realë brazilianë (8,874 dollarë) në ditë kundër kujtdo që përdor një rrjet privat virtual (VPN) për të hyrë në X. Megjithatë, nuk ka pasur raportime për zbatimin e gjobës dhe shumë brazilianë të shquar – duke përfshirë disa parti politike – kanë vijuar postimet në platformë.

Mosmarrëveshja midis sipërmarrësit amerikan dhe autoriteteve braziliane filloi në prill, kur de Moraes urdhëroi X të fshinte llogaritë e disa mbështetësve të ish-presidentit Jair Bolsonaro, duke i akuzuar ata për përhapjen e “dezinformatave” për veten dhe gjykatën. Musk kundërshtoi, duke thënë se kjo do shkelte ligjet braziliane.