Vendosni fjalën kyçe....

Destinacioni më i mirë në botë për nomadët dixhitalë


Ndërsa kostoja e jetesës vazhdon të rritet në mbarë botën, po bëhet më e vështirë të justifikosh stilin e jetesës të nomadëve dixhitalë, dikur shumë tërheqës.

Raporti i fundit i publikuar nga Global Citizen Solutions rendit vendet më të mira në botë për nomadët dixhitalë.

Duke analizuar faktorë të tillë si shpenzimet mesatare mujore, taksat mbi të ardhurat, cilësinë e jetës dhe kërkesat për viza, studiuesit e kompanisë ishin në gjendje të gjeneronin një listë të vendeve, ku pothuajse të gjithë punonjësit në distancë mund të përfitojnë vlerë të madhe për paratë e tyre.

Vendi që kryesonte listën ishte një emër, që nuk e dëgjoni shumë shpesh nëpër faqet e internetit të udhëtimit, Estonia.

Kur mendoni për Estoninë, mendja ndoshta shkon në një vend të vogël e të lirë të Europës Veriore ku nuk ndodh shumë. Në fakt, ky do të ishte gabimi juaj i parë.

Një buxhet prej rreth 1000 € në muaj do të mjaftonte, që të jetoni rehat pikërisht në qendër të Talinit, kryeqyteti i vendit – dhe kjo është vetëm një mesatare e përafërt.

Ata, që nuk e kanë problem të jetojnë pak më larg nga qendra e qytetit, ose vendosin të lëvizin diku tjetër (Tartu ose Pärnu janë të dyja zgjedhje të shkëlqyera), mund të reduktojnë shpenzimet e tyre të jetesës, pa pasur nevojë të sakrifikojnë cilësinë e jetës.

Ajo që e ndan Estoninë nga qendrat e tjera, madje edhe më të lira në të gjithë Europën, është se ju në fakt merrni një përvojë të vërtetë të një qyteti europian për atë që paguani.

Mund të shëtisni nëpër qytetin e vjetër të Talinit dhe të vizitoni kështjellën mahnitëse Toompea dhe Katedralen Alexander Nevsky, të ecni në Parkun Kombëtar Lahemaa.

Gjithashtu mund të vizitoni 2000 ishujt e vendit, me lundroni me kanoe në Parkun Kombëtar Soomaa dhe të shijoni skenën kulturore vendase, përmes shumë ngjarjeve emocionuese gjatë vitit, si Java e Muzikës dhe Festivali i Filmit Pärnu./Travel Off Path