SPAK thotë se kontrata e nënshkruar mes Jamarbër Malltezi, si përfaqësues i familjes Begeja dhe kompanisë së ndërtimit “Kontakt” me përfaqësues Fatmir Bektashin, specifikon ndërrimin e destinacionit të terrenit të ish-klubit Partizani nga terren sportiv në sipërfaqë ndërtimi.
Kontrata e sipërmarrjes mban datën 22 tetor 2007 e në të specifikohet se ndryshimi i destinacionit do ndodhë brenda dy vitesh nga nënshkrimi.
“Nga zona sportive në zonë banimi, 24 muaj nga data e nëshkrimit të kësaj kontrate.”
Ish-kryeministri Berisha dhe Jamarbër Malltezi në deklaratat publike kanë theksuar se ndryshimi i destinacionit të terrenit e ka bërë Edi Rama në kohën kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës në vitin 2006.
Sipas SPAK, kjo kërkesë e kontratës u arrit me firmosjen e Sali Berishës përmes ndryshimit të ligjit që lejon privatizimin.