Vendosni fjalën kyçe....

Luftanijet gjermane në rajon “rrezik sigurie” – Kina akuza Gjermanisë për provokim


Kalimi i dy anijeve të marinës gjermane përmes ngushticës së Tajvanit të premten “rriti rreziqet e sigurisë” në rajon, tha ushtria kineze. Ministria e Jashtme në Pekin akuzoi Berlinin për organizimin e një “provokimi” dhe shkeljen e politikës së një Kine.

Tajvani ka qenë de fakto i vetëqeverisur që nga viti 1949, kur forcat nacionaliste humbën Luftën Civile ndaj komunistëve dhe u larguan në ishull.

Tajvani aktualisht njihet si një komb sovran nga 12 vende në botë. Ndërsa i përmbahet në letër politikës së një Kine, në të cilën qeveria në Pekin është autoriteti i vetëm qeverisës mbi territoret kineze, SHBA për dekada ka mbajtur marrëdhënie jozyrtare dhe ka mbështetur Taipein.

Kina këmbëngul se Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e territorit të saj, me presidentin Xi Jinping duke paralajmëruar se Pekini mund të përdorë forcën ushtarake për të rimarrë kontrollin mbi ishullin.

Në një postim në X të premten, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit konfirmoi se “një fregatë detare gjermane dhe një anije furnizimi lundruan sot përmes ngushticës së Tajvanit nga veriu në jug”.

Kalimi i fregatës “Baden-Wurttemberg” dhe anijes furnizuese “Frankfurt am Main” ishte e pari e këtij lloji në 22 vjet.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning theksoi se “çështja e Tajvanit nuk ka të bëjë me lirinë e lundrimit, por me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”.

Ndërsa Pekini respekton të drejtat e vendeve të tjera për të lundruar në ujërat ndërkombëtare, siç përcaktohet në Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit, ai kundërshton me vendosmëri “çdo akt provokimi nën pretekstin e lirisë së lundrimit”.