Vendosni fjalën kyçe....

“PS-ja alternativë e vetme për t’u marrë me politikë, Shqipërisë i duhet gjak i ri”


19-vjeçarja Helena Kaçe që çeli Kongresin e socialistëve foli mbi mundësitë e saj për të drejtuar PS-në një ditë.

Ajo tha se ka rrugë të gjatë përpara ndërsa pohoi se PS-ja ishte zgjedhja e vetme për t’u angazhuar në politikë duke qenë se opozita përdor gjuhë urrejtjeje.

“Nuk kam shumë kohë që angazhohem, ndoshta vërtet mund të shkoj deri atje, por është një rrugë shumë e gjatë. Dua të mbaroj njëherë shkollën, jam një studente me rezultate shumë të larta dhe më pas do të shikoj si do të vijojë angazhimi politik. Unë jam Helena, jam ajo që kam qenë dhe nuk dua të më shohin ndryshe. Në skenën politike kjo ishte zgjedhja më e mirë, PS mbetet alternativa më e mirë, opozita ka një gjuhë urrejtjeje shumë të madhe. Nuk mendoj se kjo gjuhë urrejtjeje është alternativa për të ardhur në pushtet. Shqipëria ka nevojë për gjakun e ri, tani me të rinjtë dhe ndoshta duke përfaqësuar edhe fushën e studimit tim më vonë.” – tha Kaçe në emisionin “Kjo Javë”.