Një 43-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë në Roskovec, pas dyshimeve se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ndërsa kryente punime në një banesë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima, shtetasi S. B., banues në Berat, është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit rreth orës 12:15.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit E. K., i cili është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në qendrën shëndetësore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.