Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se nga janari deri në gusht të këtij viti, Shqipëria ka pritur 8.5 milionë vizitorë.
Rama thekson se numri i turistëve që vizitojnë vendin është në rritje çdo vit, duke përfshirë jo vetëm vendet tradicionale, por edhe turistë nga vende më të largëta si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia, Azerbajxhani, Kina dhe Japonia.
Kryeministri shpreh krenarinë për promovimin e vendit dhe turizmin që vazhdon të zhvillohet në të gjitha pjesët e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
”8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë”, shkruan Rama.