Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët votuan kundër Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës, Tabaku: Precedent tejet i rrezikshëm


Depuetja e PD-së Jorida Tabaku theksoi mbrëmjen e sotme se opozita duhet të ecë para me një ofertë serioze për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, jo thjesht të tregojë se qeveria është e keqe.

Duke komentuar votën e socialistëve kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës ajo tha po vendoset një precedent tejet i rrezikshëm.

“Bashkimi i PD po ndodh realisht, ne duhet të ecim përpara me ofertën elektorale dhe aksionin elektoral. Ne kemi treguar se qeverisja është shumë e keqe, por ne duhet të tregojmë se çfarë mund të bëjmë ndryshe. Në çdo palë zgjedhje, nga 2013 kemi pasur programet më të mira se sa Partia Socialiste. Por debat për programet nuk kemi pasur, pasi njëherë socialistët nxjerrin dajren, pastaj kërcinimin, dhe nuk kanë nxjerrë asnjë program.Ne duhet të japim frymë, të rigjallërojmë PD-së, të kemi një derë të hapur për ata që mendojnë ndryshe, duhet t’i kthehemi masës së gjerë që janë në opozitë me qeverisjen.

Unë kam bërë një betejë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me taksën mbi profesionet e lira. Ata që më kanë kërkuar me ngulm për të vijuar këtë aleancën opozitë-qytetarë, kanë qenë pikërisht të majtët. Çfarë Shqipërie është kjo e 2024, kur nuk ka respekt për vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Vendimi është i qartë: Kuvendi ka vetëm një detyrë, ta çojë në Kushtetuese.Tre herë Parlamenti e ka marrë në mbrojtje duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.” – tha Tabaku.