Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Parlamenti zgjatim i qeverisë, mbetjet toksike skandal ndërkombëtar


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku e konsideron parlamentin një zgjatim të qeverisë.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, ajo tha se veprimtaria e tij nuk do jetë normale dhe se institucioni nuk do kishte atë fuqi që kishte.

Lidhur me dy anijet me 816 ton mbetjet toksike Tabaku tha se është një skandal që e kthen Shqipërinë në një han pa porta.

“Parlamenti ka një sfidë shumë të madhe këtë vit, atë të vitit elektoral. Parlamenti duhet të rezonojë atë që presin njerëzit, politika është një instrument për të ndryshuar. Është një skandal i përmasave ndërkombëtare. Shqipëria po konsiderohet si një pikë e kuqe në transportimin ilegal të mbetjeve toksike. Ky skandal e bën Portin e Durrësit si një han pa porta. Nuk bëhet fjalë për një dyshim, por për dy anije që janë duke u kthyer. Këtu bëhet fjalë për një zinxhir, nga Porti i Durrësit te Ministria e Mjedisit, te kompania Kurum, tani ose këtu shteti është palë, ose këto kanë gënjyer shtetin.” – tha Tabaku.