Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, kur rreth orës 09:45, Lul Rakaj hapi zjarr në hyrje të një lokali, duke plagosur dy persona.
Dy të plagosurit, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj u transportuan me urgjencë në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Përveç policisë lokale, për arrestimin e Rakajt u angazhuan edhe dy ekipe të forcave RENEA, që u nisën drejt Malësisë së Madhe.