Vendosni fjalën kyçe....

Piloti i McLaren fiton garën e Azerbajxhanit pas aksidentit në xhiron e fundit


Piloti australian i McLaren Oscar Piastri ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Azerbajxhanit këtë të dielë.

Edhe pse u nis i dyti, 23-vjeçari arriti që në fund të triumfonte, duke lënë pas Charls Leclerc të Ferrarit i cili u nis i pari në Baku.

Në podium u ngjit edhe Rusell i Marcedes, ndërsa pilotët që garojnë për titull kampion Lando Norris i McLaren dhe Verstappen i Red Bull u renditën respektivisht në vendin e 4 dhe të 5.

Për tu theksuar se në xhiron e fundit të garës Carlos Sainz i Ferrarit dhe Sergio Perez i Red Bull u përplasën duke përfunduar jashtë.

Kur kanë mbetur edhe 7 gara nga fundi i sezonit Vertsappen udhëheq renditjen për pilot me 303 pikë, 62 më shumë se Lando Norris.