Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, policia identifikon autorin e dyshuar


Policia ka dhënë informacion për plagosjen e dyfishtë në Malësinë e Madhe mëngjesin e sotëm.

Policia raporton se autor i dyshuar i ngjarjes është Lul Rakaj i cili ka qëlluar me armë në hyrje të një lokali shtetasit Besmir Qofi e Avenir Hasanaj.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Rreth orës 09:45 në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, është raportuar se Lul Rakaj ka plagosur me armë zjarri dy shtetas, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore”-njofton policia.

Rakaj është i njohur për një ngjarje të ngjashme 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe, ku vrau Kolë Mushkun.

Ky akt hakmarrjeje ishte një pasojë e vrasjes së babait të Rakajt nga Mushku më herët.