Roma nuk ka arritur të marr më shumë se një barazim me rezultat 1-1 në udhëtim tek Genoa, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.
Romakët ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë këtë edicion në elitën e futbollit italian.
Kryeqytetasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke krijuar shumë mundësi shënimi.
Ndërsa mundi iu shpërblye në minutën e 37-të, kur Artem Dovbyk gjeti golin.
Ky realizim i Dovbyk u rishikua edhe në VAR për shkak të pozitës së dyshimtë jashtë loje, mirëpo mbeti si gol pas një pritje të gjatë.
Pjesa e dytë pati krejt tjetër fytyrë me vendasit që po kërkonin me ngulm golin e barazimit.
E kur të gjithë po prisnin përfundimin e ndeshjes atëherë në skenë u shfaq De Winter i cili në minutën e gjashtë shtesë barazoi rezultatin dhe mori barazimin për skuadrën e tij.
Pas katër ndeshjeve Genoa ka pesë pikë dhe ndodhen në pozitën e nëntë kurse romakët kanë tre sosh dhe renditen të 15-tit në tabelë.