Vendosni fjalën kyçe....

8 viktima nga përmbytjet më të rënda në tre dekada në Evropën qendrore


Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Evropën Qendrore u rrit në tetë të dielën ndërkohë që mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë në Republikën Çeke, Poloni e Gjermani pas ditëve shiu të rrëmbyeshëm që shkaktoi daljen nga shtrati të lumenjve.

Një sistem me presion të ulët i quajtur “Boris” ka shkaktuar rrebeshe nga Austria në Rumani, duke çuar në disa nga përmbytjet më të këqija në gati tre dekada në zonat e goditura më shumë në Republikën Çeke dhe Poloni.

Më shumë reshje shiu dhe erëra të forta parashikohen të paktën deri të hënën, megjithëse shiu u lehtësua të dielën në Rumani.

Mijëra shtëpi janë dëmtuar gjatë fundjavës, ura u shkatërruan dhe të paktën 250,000 familje – kryesisht në Republikën Çeke – u prekën nga ndërprerjet e energjisë.

Një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore të dielën, një zjarrfikës që merrte pjesë në përpjekjet e shpëtimit u vra në Austri dhe dy të tjerë u vranë në Rumani, ku përmbytjet morën katër jetë të shtunën.

Një urë u shemb në qytetin historik polak të Glucholazy pranë kufirit çek dhe zyrtarët lokalë urdhëruan evakuimin herët të dielën. Mediat lokale thanë se një tjetër urë u shemb në qytetin malor të Stronie Slaskie, ku shpërtheu një digë.

Ndërsa në Austrinë e poshtme, rreth Vjenës, autoritetet lëshuan një paralajmërim për ndalim të udhëtimeve të pajustfikuara.