Vendosni fjalën kyçe....

Argita Malltezi: Paratë e dhëna për fondacionin e Liri Berishës janë të deklaruara dhe të tatuara


Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, deklaroi në emisionin Now në Euronews Albania se të gjitha paratë e dërguara prej saj në fondacionin e drejtuar nga nëna e saj Liri Berisha janë bamirësi.

Ajo deklaroi se paratë janë dhënë të gjitha me kontratë të deklaruara dhe të tatuara dhe janë para të të ardhurave të saja dhe të bashkëshortit.

Ai fondacion është një OJQ që nuk është e Liri Berishës, të gjitha donacionet shkojnë për fëmijët. Janë të gjitha bamirësi, me kontratë, janë të gjitha të deklaruara, të tatuara, janë bërë me bankë. Ne paguajmë çdo vit 2,5 për qind të asaj që kemi për zekat, dhe kjo ka qenë pjesë e kësaj. Kanë qenë 100 për qind të ligjshme, me burim  të kontrolluar dhe tatuar. Se çfarë bëj unë me të ardhurat e mia të deklaruara… çdo vit bëj deklarime në ILDKP”, tha Malltezi.