Të tjera hollësi kanë dale për të dyshuarin e arrestuar që po përgatitej të qëllonte ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump.
Autori i dyshuar është identifikuar si Ryan Wesley Routh, 58 vjeç dhe besohet të jetë personi që u qëllua nga agjentët e Shërbimit Sekret pranë vendit ku Trump po luante në kursin e tij ndërkombëtar të golfit në West Palm Beach në Florida të dielën.
Routh u pikas i fshehur në një gëmushë nga agjentët që po kontrollonin terrenin në fushën e golfit ndërsa ata qëlluan disa tij dtë paktën katër herë para se Routh të largohej me një makinë “Nissan” të zezë. Ai u ndalua pak minuta më pas nga policia që u vu në ndjekje pas identifikimit.
Gjatë kontrollit në vendin ku kishte qëndruar Routh u gjetën një armë automatike AK-47, dy çanta shpine dhe një pajisje GoPro, tha në një konferencë shtypi sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw.
Ngjarja vjen nëntë javë pasi Trump, kandidati republikan për president, u plagos në një atentat në një tubim në Butler, Pensilvani.
Çfarë dihet për të arrestuarin
Kundërshtar i Trump: Një kritik i shpeshtë i Trump në mediat sociale, Routh postoi në X në lidhje me atentatin ndaj ish-presidentit në korrik, duke nxitur Presidentin Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten Kamala Harris që të vizitonin të plagosurit në tubim.
“Trump nuk do të bëjë kurrë asgjë”, shkroi Routh.
Lidhjet me Karolinën e Veriut: Routh u regjistrua si një votues “i palidhur” në shtet në vitin 2012. Ai gjithashtu votoi në zgjedhjet paraprake Demokratike të Karolinës së Veriut në mars të këtij viti, sipas të dhënave publike.
Probleme me ligjin: Routh u arrestua në vitin 2002 pasi u ndalua nga policia dhe dyshohet se vuri dorën te arma e zjarrit që kishte me vete para se të barrikadohej në një biznes. Ai u urdhërua gjithashtu të paguante dhjetëra mijëra dollarë paditësve në një padi civile dhe është akuzuar nga autoritetet shtetërore dhe federale se nuk i ka paguar taksat në kohë.
Mbështetja për Ukrainën: Routh shprehu mbështetje për Ukrainën në dhjetëra postime X në 2022, duke thënë se ai ishte i gatshëm të vdiste në luftë dhe se “ne duhet ta shkrumbojmë Kremlinin”.
Ai gjithashtu vizitoi Ukrainën në vitin 2022, sipas videove dhe fotove të gjeolokuara nga CNN. Në një mori postimesh në Facebook vitin e kaluar, ai u përpoq të rekrutonte rekrutët afganë për të luftuar në Ukrainë, duke u paraqitur si një ndërlidhës i fshehtë për qeverinë ukrainase.
Pikëpamjet mbi politikën globale: Në një libër të vetëbotuar, Routh vlerësoi gjendjen politike në Afganistan, Tajvan dhe Korenë e Veriut. Ai më tej dha hollësi lidhur me mbështetjen e tij për Ukrainën dhe tha se u përpoq të regjistrohej në luftë, por u kthye në kufirin Poloni-Ukrainë.
Ndërtues banesash: Routh tha në faqen e tij në LinkedIn se ai nisi një kompani në vitin 2018 të quajtur Camp Box Honolulu në Hawaii, që ndërton njësi magazinimi dhe shtëpi të vogla. Një shkrim në Honolulu Star-Advertiser tha se ai dhuroi një prej strukturave për njerëzit e pastrehë.
Çfarë tha i biri: Oran Routh tha se shpreson që gjithçka “të ketë dalë nga kontrolli ” dhe nuk duket si punë e babait të tij “të bëjë ndonjë gjë të çmendur, aq më pak të dhunshme”. Ai e quajti babanë e tij “një baba i dashur dhe i kujdesshëm dhe njeri i ndershëm e punëtor”.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNN
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjai