Ndeshja mes Tiranës dhe Elbasanit në “Air Albania” përfundoi me barazim dramatik 1-1, duke dhuruar emocione për të dyja skuadrat dhe tifozët.
Tirana kaloi në avantazh në minutën e 23-të me një gol të Kolës, që gëzoi tifozërinë bardheblu. Megjithatë, Elbasani reagoi shpejt me Ze Gomes, i cili barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë, të dy ekipet u përpoqën të siguronin fitoren, por momenti vendimtar erdhi në fundin e takimit kur Elbasani pati mundësinë të shënonte nga pika e penalltisë. Musta gaboi dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1.
Ndërkohë, në sfidën tjetër, Dinamo mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-1.