Elon Musk ironizoi demokratët pas të shtënave me armë në pronën e Donald Trtump në Florida.
Musk pyet i habitur se se ndërkohë që ndaj Trump ka pasur dy atentate, askush as nuk po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë ndaj presidentit Biden apo kandidates Kamala Harris.
“Dhe askush nuk po përpiqet të vrasë Biden/Kamala?” – shkruan Musk në platformën e tij X.
Ditën e djeshme një 58-vjeçar i identifikuar si Ryan Routh u fut në pronën e Trump në Florida i armatosur me një automatik “kallashnikov”, ndërsa u zbulua nga agjentët e Shërbimit Sekret i shehur në një gëmushë para se te largohej me makinë nga vendi i ngjarjes,po i u arrestua pak më pas.
Më 13 korrik të këtij viti, Trump u qëllua me një plumb në veshin e djathtë ndërsa po fliste para mbështetësve në Pensilvani, ndërsa të shtënat nga Thomas Matthew Crooks vranë një pjesëmarrës në miting dhe plagosën dy të tjerë para se Crooks të qëllohej nga një snajperist i Shërbimit Sekret.