Vendosni fjalën kyçe....

“Ka paqartësi”: Peleshi i përgjigjet ambasadës amerikane për mandatin e Olta Xhaçkës


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Niko Peleshi iu përgjigj deklaratës së ambasadës amerikane për mandatin e Olta Xhaçkës.

Në një deklaratë për gazetarët ai tha se vota e deputetëve socialistë nuk ka të bëjë me kundërshtimin e Gjykatës Kushtetuese por kërkohet më shumë qartësi e për këtë arsye do pritet opinion i Komisionit të Venecias.

“Nuk bëhet fjalë për kundërshtim të Gjykatës Kushtetuese. Ne e zbatuam sa i takon futjes në seancën e parë plenare të datës 12 shtator. Është e vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit, që ishte pro, kundër e abstenim që tregon shprehje të paqartësisë. Të gjithë palët janë në të drejtën e tyre por cila palë prevalon, e drejta e deputetit për të votuar si do, apo detyrimi për të votuar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye është kërkuar opinioni i Komisionit të Venecias.” – tha Peleshi.

Ambasada amerikane kritikoi mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, pas vendimit të gjykatës më të lartë që kërkoi shqyrtimin e saj.

Edhe opozita e dënoi votën e socialistëve duke e quajtur puç kushtetues votën e socialistëve.