Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Sigurisë/ Drejtori i Burgjeve kërkon më shumë mbështetje: Investoni në sisteme anti-dronë


Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, teksa është te Komisioni i Sigurisë, kërkon më shumë mbështetje për sistemin e sigurisë në burgje, dixhitalizimin e tij, sidomos për të parandaluar futjen e dronëve, siç ka ndodhur këto ditë.

Qose thotë se duhet kryer investim në sisteme anti-dronë, pasi edhe pse në 2 rastet e konstatuara së fundmi nuk ka pasur pasoja, grupet kriminale mund t’i përdorin ato për të sulmuar edhe me lëndë eksplozive.

“Kemi bërë kërkesë për buxhetimin e sistemit antidron në të gjitha burgjet me qëllim parandalimin e të gjitha ngjarjeve“, tha Qose.