Vendosni fjalën kyçe....

Nisma Thurje çon në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor


Nisma Thurje ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga dyshja PS-PD.

Në një deklaratë për mediat nga shkallët e Gjykatës Kushtetuese, Shabani tha se miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor u heq shqiptarëve të drejtën që të zgedhin kandidatët përmes votës preferenciale.

“Edi Rama dhe Sali Berisha mendojnë se vetëm ata të dy e kanë të drejtën të zgjedhin deputetët, ne mendojmë se kjo është e drejtë e shqiptarëve, përmes listave të hapura. Ata s’mund të na imponojnë ne që të hyjmë në zgjedhje me listat e mbyllura. Në 2021, shqiptarët e ushtruan të drejtën e tyre për të votuar preferencën e tyre. Këta duan që t’ja heqin këtë të drejtë. Mendojmë se Gjykata Kushtetuese do i shfuqizojë këto ndryshime, është betejë për Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Shabani.