Vendosni fjalën kyçe....

Pamje të rënda/ 6 viktima nga përplasja El Mayo – Los Chapitos në Meksikë


Viktima të shumta ka prodhuar “lufta” mes besnikëve të El Mayo Zambada-s dhe djemve të El Chapo-s në Sinaloa.

Pesë persona u gjetën të vrarësë fundmi në daljen jugore të qytetit Culiacan të dielën në mëngjes. Trupat u gjetë në autostradën ndërkombëtare “Mexico 15”.

Agjentët e Prokurorisë Publike rrethuan zonën për të kryer hetimet përkatëse, ndërsa viktimat ishin shtrirë pranë njëri-tjetrit anash rrugës me plagë plumbash.

Tre ditë më parë, në një park të Culiacan u gjet një trup pa kokë. Më vonë po atë ditë një kokë u gjet në rrugën “Republica Mexicana” dhe i përkiste trupit të gjetur në park. Burri dyshohet se ishte besnik i Los Chapitos dhe detyra e tij ishte të raportonte lëvizjet e rivalëve ose të forcave të ushtrisë.

Pak ditë më parë besnikët e El Mayo Zambada-s nisën një sulm masiv ndaj pjesës tjetër të kartelit të Sinaloas që kontrollohet nga djemtë e El Chapos siç njihen ndryshe Los Chapitos duke bërë që qeveria të dërgonte në Culiacan forca të shumta ushtarake.

Sulmi dyshohet se ka të bëjë me rrëmbimin dhe dorëzimin te autoritetet amerikane të El Mays Zambada-s nga njëri prej djemve të El Chapo-s, Ovidio Guzman Lopez.