Vendosni fjalën kyçe....

“Puç parlamentar kundër Gjykatës Kushtetuese” – Vokshi revoltohet me socialistët për mandatin e Xhaçkës


Deputetja e PD-së Albana Vokshi tha sot se me votën kundër Gjykatës Kushtetuese nga deputetët e PD-së për mandatin e Olta Xhaçkës është  puç parlamentar dhe se shteti ka rënë.

Vokshi ironizoi socialistët në Komisionin për Punën duke iu thënë të miratojnë në grupin parlamentar gjithçka duan pasi kryeministri Rama dhe deputetët e PS-së janë mbi Gjykatën Kushtetuese.

“Sot duhet të kishim dy komisionet për të dëgjuar studentët dhe ministrat. E fundit që kam, pse na i sillni vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Me vendim politik mbrojtën deputeten strategjike dhe rrëzuan vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Pse na i sillni vendimet e Kushtetueses kur ka një shkallë mbi të, që është Rama dhe grupi parlamentar i mazhorancës? Po talleni me ne tani? Mos e sillni fare, është më e ndershme, miratojeni në grup parlamentar, mos e sillni kot në komisione sepse na e harxhoni kohën kot. Mos e sillni as në Parlament, vendosini firmat te Protokolli sepse jeni mësuar ta bëni kështu dhe kalojeni. Puç parlamentar. Ka rënë shteti. Keni vënë grupin e PS-së mbi Gjykatën Kushtetuese. Ka rënë shteti, nëse nuk reagoni ndaj puçit të së enjtes, çdo gjë tjetër, çdo nen që diskutojmë është e kotë.” – tha Vokshi.