Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar 11 bankave të nivelit të dytë të zhbllokojnë llogaritë e klientëve të “Micro Credit Albania” (MCA) dhe “Final”, dy kompanitë e përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë.
Kërkesa mban firmën e prokurores Antoneta Sevdarasi dhe kërkohet lirimi i llogarive ishin në proces gjyqësor apo përmbarimor.
Kërkesa është bërë nga Prokuroria, pas një bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Banka e Shqipërisë thotë se ishin shumë llogari të bllokuara, ndërkohë që vijon puna për ndryshimet rregullative për jo-bankat për mbrojtjen e konsumatorëve.
Dy shoqëritë “Micro Credit Albania” dhe “Final” u sekuestruan nga Prokuroria e Tiranës për skemën mashtruese me kreditë që zhvatën qytetarët. Sipas hetimeve të Prokurorisë, ka rezultuar se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, kanë krijuar një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve në miliona euro.
Të gjitha këto prona dhe para që u janë marrë qytetarëve, kompanitë i kanë investuar ose i kanë përdorur për aktivitete të tjera.
Prokuroria ka dalë në përfundimin se punonjës e tyre, në bashkëpunim me përmbaruesit: kanë përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve,debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme.
Dosja për mashtrimin me mikrokreditë
Deri tani për mashtrimin me mikrokreditë, gjykata në maj 2024 ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”: Elda Ibro, Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi e Kejda Seferi, ndërsa në burg janë: Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në kërkim ende Alban Kote.
Në 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave, administratorë dhe përmbaruesë nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit.
Më 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe tashmë dosja është në SPAK. Për hetime të mëtejshme është dërguar edhe guvernatori Gent Sejko, i cili dyshohet për shpërdorim detyre.