Vendosni fjalën kyçe....

Socialistja e njomë prek zemrat e teleshikuesve: Ai është 10 hapa para nesh…


Një nga prurjet e reja në PS, Ilva Gjuzi,ka prekur zemrat e teleshikuesve që po e ndiqnin nga ekrani i televizorit apo celulari.

Teksa u pyet mbi të metat e kryeministrit Rama nga moderatorja e emisionit Jonida Shehu në Euronews.al ajo tha se Rama është 10 hapa para të gjithë të tjerëve.

“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shujmë përpara është e metë.” – tha Gjuzi.

Gjuzi është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Socialiste ndërsa është kthyer në Shqipëri rreth një vit më parë si një nga prurjet e reja në PS.

Siç ka pohuar në disa dalje publike, ajo ka lënë Londrën ku është diplomuar për arkitekturë për t’iu bashkuar vizionit të PS-sëpër Shqipërinë.

Në një debat të para pak ditëve me ish-kandidatin ee opozitës së bashkuar për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e fundit lokale Belind Këlliçi ajo tha se Këlliçi do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar aj, dora vetë e jo më Erion Veliaj.