Vendosni fjalën kyçe....

Takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë në Bruksel, pjesë e dialogut zbatimi i marrëveshjes së Ohrit


Në Bruksel janë riaktivizuar takimet e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se nesër në Bruksel do të mbahet takimi i negociatorëve kryesorë në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi.

Stano ka konfirmuar se pjesë e agjendës së takim dhe ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit do të të jetë në rendin e ditës.

Agjenda është një mënyrë për t’u rikthyer në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sigurisht diskutimi i problemeve që pengojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.