Vendosni fjalën kyçe....

Tik Tok-u ngre padi ndaj ligjit që pritet ta ndalojë përdorimin në SHBA nëse nuk shitet, cenon lirinë e fjalës


TikTok argumentoi në gjykatë të hënën se një ligj i SHBA – i cili do ta ndalonte atë nëse nuk shitet nga ByteDance – do të kishte një ndikim në lirinë e fjalës së përdoruesve të tij amerikanë.

Ligji u nxit nga shqetësimet se të dhënat e përdoruesve amerikanë janë të prekshme ndaj shfrytëzimit nga qeveria e Kinës.

TikTok dhe ByteDance kanë mohuar vazhdimisht lidhjet me autoritetet kineze.

Kompania ngriti padi për të bllokuar legjislacionin në fillim të majit, duke e quajtur atë jokushtetues dhe një ndalim efektiv të fjalës të 170 milionë përdoruesve të tij në SHBA.

Një panel prej tre gjyqtarësh dëgjoi argumentet e kompanisë në një gjykatë apeli në Uashington DC të hënën.

“Ky ligj imponon ndalim të jashtëzakonshëm të fjalës bazuar në rreziqe të papërcaktuara në të ardhmen,” i tha gjykatës, avokati i TikTok dhe ByteDance, Andrew Pincus.

Shqetësimet rreth Kinës u ngritën herët, me zotin Pincus duke deklaruar se firma “nuk është në pronësi” të vendit komunist.

“Pronari i TikTok është ByteDance Limited, një kompani Holding në Ishujt Kajman,” tha ai.

Por gjykatësi Sri Srinivasan u përgjigj se firma “i nënshtrohet kontrollit kinez”.

Pincus tha se qeveria amerikane nuk pretendon se ka ndodhur ndonjë keqpërdorim – dhe firma po ndëshkohej për sugjerimin se mund të ketë probleme në të ardhmen.

Gjykatësi Ginsberg argumentoi se ligji është “një pengesë absolute për rregullimin aktual të kontrollit” të kompanisë, jo të vetë kompanisë.

Gjykatësi shtoi se ligji përfshinte një grup kompanish të kontrolluara nga qeveri të huaja dhe jovetëm TikTok-un.