Vendosni fjalën kyçe....

U arrestua nga përgjimet në Sky ECC, Pëllumb Gjoka padi në Gjykatën Kushtetuese


Biznesmeni Pëllumb Gjoka kërkon në Gjykatën Kushtetuese pavlefshmërinë e përgjimeve përmes Sky ECC të autoriteteve belge e franceze që janë përdorur si prova për arrestimin dhe mbajtjen e tij në burg.

Kërkesa në Kushtetuese vjen pasi më herët Gjykata e Lartë hodhi poshtë këtë kërkesë duke mos ndryshuar masën ndaj tij.

Avokatët e Gjokës kundërshtojnë mënyrën si janë tërhequr aktet nga SPAK. Prokuroria Speciale kërkon në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e ankimimit nga avokatët e Gjokës të cilët deri të martën pritet të dorëzohjnë dokumentet shtesë të kërkuara nga gjykata më e lartë në vend.

Pak ditë më parë, avokati i Gjokës Yli Manjani tha teksa dilte nga SPAK se arrestimi dhe mbajtja në burg e klientit të tij ishte e jashtëligjshme pasi nuk ka anjë provë që e lidh atë me emrat dhe bisedat e përgjuara në Sky ECC dhe se Gjoka nuk e kishte përdorur kurrë aplikacionin.

Ai iu përgjigj deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PD-së në seancën e së enjtes së shkuar se Pëllumb Gjoka kishte caktuar dejtorin e policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.