Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarja e DASH takon kreun SPAK-ut: Reforma në drejtësi rol vendimtar për rrugëtimin euroatlantik


Zyrtarja e lartë amerikane Colleen Hyland, gjatë vizitës së sotme në Tiranë zhvilloi mori takim edhe me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, ka shtrënguar duart me kreun e SPAK, duke i shprehur mbështetjen e plotë te institucioni i pavarur.

Ambasada Amerikane konfirmoi sot (16 Shtator) takimin e mbajtur, duke dhënë edhe detaje për tematikën.

“Zonja Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi, në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e selisë diplomatikë amerikane.