Deputeti Enkelejd Alibeaj tre tre kushtet që duhet të plotësojnë ata që duan të jenë pjesë e partisë së re opozitare që ai paralajmëroi se do themelohet
. I ftuar në emisionin “Open” ish-nënkryetari i PD-së, që tashmë është shkëputur edhe nga ish-kreu i partisë Basha, ai tha se forca e re politike do themelohet për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Alibeaj renditi kushtet që janë mbështetja pa rezerva e SPAK-ut, rigjetja e raporteve me ndërkombëtarët dhe lufta për listat e hapura.
“Së pari mbështetja pa komente ndaj drejtësisë, SPAK-ut. Sjellja politike që do mbajmë është mbështetja e plotë e drejtësisë së re. Së dyti, ri gjetja e raporteve që opozita duhet të ketë me ndërkombëtarët. Opozitat në këtë vend e kanë pasur të nevojshme historikisht. Së treti, jo vetëm ne por të tjerë jashtë parlamentit, do bëjmë atë që është e mundur për të siguruar listat e hapura, pra shqiptarët të zgjedhin deputetët e tyre Nuk ka të bëjë me një parti të re të Alibeajt. Ka një projekt dhe do të ketë një projekt. Pyetja është për cilët? Për ata që kanë pasur një kurs politik ndryshe nga ajo që ka bërë Sali Berisha. Në opozitë ka dy segmente, njëri është pranë Berishës. Tjetri është një grupim që na bashkojnë këto çështje bazike, më e rëndësishmja listat e hapura. Kushdo nga kolegët deputetë, dhe jo vetëm por edhe persona të tjerë politikë jashtë parlamentit, do të ketë mundësinë.” – tha Alibeaj.