Në rrugët e Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe po vazhdon të hiqet në tabelat e sinjalistikës rrugore.
Pas tabelës në rrugën Bllacë – Shkup, gjuha shqipe është fshirë edhe në tabelat në rrugën nacionale të Kërçovës. Në disa tabela fjalët në shqip janë shkarravitur.
Tabela të tilla raportohen të shumta deri në dalje të Kërçovës rrugës drejt Ohrit.
Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Mirëmbajtjen e rrugëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka deklrauar se do t’i kthejë tabelat në gjendje e mëparshme, me gjuhën shqipe të mbishkrur në to, ndërsa për përgjegjësit e kësaj vepre kërkojnë veprim nga institucionet përkatëse.