Autoritetet italiane njoftuan dje njoftuan dje një superoperacion për goditjen e një rrjeti të gjerë mashtrimi, me skemë të mirëfilltë kriminale që lëshonte diploma dhe certifikata false.
Goditja u bë në Bari të Italisë, ku 9 persona janë arrestuar në akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh korrupsion e pastrim parash. Gjithsej janë 41 të dyshuar, ndërsa po hetohet edhe veprimtaria e 2 kompanive me seli në Romë dhe në Foxhia, raportojnë mediat italiane.
Por mes të arrestuarve është edhe pronari i Kolegjit Universitar Wisdom me qendër të Tiranë, Savino Cianci (i thirrur edhe Nino) dhe administratori Leonardo Catalano.
Të interesuarit që synonin të futeshin në administratë paguanin nga 8 mijë euro për të marrë një kualifikim për të hyrë në konkurse publike si dhe për të krijuar marrëdhënie pune, veçanërisht në sektorin e arsimit.
Por detaji më interesant sipas raportimit nga media “Immediato”, ‘dyshja Cianci-Catalano i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro presidentit të Këshillit të Akreditimit të Agjencisë për Akreditimin dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, për akreditimin e Wisdom University’.
Ky është një tjetër aspekt që doli nga hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Tranit, i që u konkludua me ekzekutimin e 9 masave të sigurimit nga Guardia di Finanza. Media publikoi edhe emrat e të arrestuarve.
Grupi ka shfrytëzuar më tej kompani dhe shoqata kulturore dhe gjithashtu ka marrë aksionet e një universiteti privat shqiptar nëpërmjet të cilit do të garantonte arritjen e kualifikimeve që nuk kanë gjithmonë vlerë ligjore në Itali. Në këtë kontekst, dy nga të dyshuarit dyshohet se kanë dhënë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare.
“Veprimtaria hetimore e koordinuar nga Trani na lejoi të përgjojmë dhe luftojmë sjelljen kriminale, e cila në radhë të parë cenonte performancën e mirë të administratës publike: këto shoqata kriminale kishin si objektiv që të lejonin qytetarët të mashtroheshin, për hyrjen në botën e punës në administratën publike”, shpjegoi komandanti provincial i policisë financiare të Bari, Pasquale Russo, gjatë një konference për shtyp.
Ankesa e një qytetari ka qenë thelbësore për hetimet, theksoi komandanti detajet. Shpesh, këta njerëz afronin qytetarë italianë që ndoshta mund të kishin humbur punën dhe për shkak të gjendjes së dobësisë ku mund të përfundonin nga stresi, u premtonin se nëse merrnin certifikata vlerësimi nga një universitet tjetër, në rastin konkret “ËISDOM”, mund të mbanin punën e tyre në administratën italiane.
Të arrestuarit janë:
– Maria Saveria Modaffari (38 vjeç) nga Condofuri (Rc)
– Fortunata Giada Modaffari (33) nga Roma
-Maria Attisano (57) nga Locri (Rc)
– Lucia Catalano (44) nga Trani
– Savino Cianci (60) nga Trani
– Leonardo Catalano (42) nga San Severo
– Marco Lombardi (52) nga Stornarella
– Antonio Caporale (33) nga Foggia
– Maria M’daraa (36) nga Stornarella