Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhen emrat që kanë aplikuar për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit


Një ditë para mbylljes së garës për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, 13 zyrtarë e ish-zyrtarë kanë aplikuar për postin e ri, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut pak ditë më parë.

Pas dorëheqjes së Rrumbullakut një ditë para mbledhjes me drejtorët e policisë në 12 qarqe, ministri i Brendshëm Hoxha tha se ka ardhur koha për ndërtimin e një policie të brezit tjetër duke paralajmëruar ndryshime rrënjësore dhe afrimin e më shumë drejtuesve të rinj.

13 zyrtarët që kanë aplikuar

Lutfi Minxhozi: Minxhozi prej shumë vitesh ka shërbyer si Drejtor i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit dhe njëherësh dhe Drejtor i Interpol Tirana.

Ilir Proda: Proda aktualisht është pjesë e drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Idajet Faskaj: Drejtor i Departamentit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve

Neritan Nallbati: Drejtor i Departamentit për Policinë Kriminale.

Skënder Hita: Drejtor i Policisë së Durrësit.

Gentjan Shehaj: Akademia e Policisë.

Ardian Çipa: Drejtor i Policisë së Gjirokastrës.

Sami Rasha: Ish-drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm aktualisht pedagog në Akademi.

Altin Mena: Zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Lezhës

Edmond Sulaj: Drejtor i Policisë së Shkodrës.

Pëllumb Seferi: Zyra e Interpolit.

Adriatik Tafçiu: Ish-shef i Sektorit të Planifikimit dhe Kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, ish-zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në Policinë e Dibrës.

Shemsi Prençi: Ish-drejtor i Policisë së Korçës, ish-drejtori i Policisë së Fierit, ish-drejtor i FNSH-së, ish-drejtor i Emergjencave.