Deputetja demokrate Dhurata Çupi, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, ka kërkuar që të shuhen afatet e mbajtjes pezull të diplomës për studentët e Universitetit të Mjekësisë.
Por propozimi i Çupit nuk ka gjetur mbështetjen e kolegëve të saj socialistë në Komision, çfarë ka sjellë edhe reagimin e deputetes demokrate.
“Unë dhe Gazment Bardhi kemi propozuar që afatet e mbajtjes pezull të diplomës së studentëve të mjekësisê ,nga institucionet shtetërore të shuhen. Pra mos të kete afate bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fatkeqësisht nga mazhoranca u votua kundër.
Sepse mazhoranca nuk ka hallin e studentëve as të shërbimit cilësor në shëndetin e qytetarëve
Dëmi finaciar prej 500 milion euro në dekatën e fundit me 4 koncesione, tendera dhe prokurimet publike abuzive me vdekshmëri të shtuar dhe përkujdesje në spitale ne rënie, me trajtime të munguara dhe abuzime të tmerrshme në rastet e sëmundjeve onkologjike , janë e vêrteta e këtij sistemi shëndetësor sot”, shprehet Çupi.