Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni ndaj Çopjave, SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, nën hetim 10 policisë  e agjentë të BKH-së


SPAK ka sekuestruar telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit Ilir Proda ndërsa ka vënë në sitë 10 agjentë të policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë marrë pjesë në operacionin që goditi grupin e vëllezërve Çopja në Elbasan.

SPAK po heton komunikimet e kryera dhe po verifikon aparatet celulare të 13 përsonave të arrestuar gjatë operacionit, nga 33 urdhërarreste të lëshuara.

Hetimi ndajvëllezërve Hajdar e Franc Çopja ka nisur në vitin 2002 pas dëshmive të dhëna nga bashkëpunëtprët e drejtësisë Nuredin Dumani e Erion Elibaej.

Franc e Hajdar Çopja dyshohet të jenë krerët e grupit kriminal që fshihet pas disa vrasjeve të ndodhura në Elbasannë përplasjen me grupin e vëllezërve Erion e Endri Alibej.

Ilir Proda është kandidat për drejtorineri të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.

Grupi i Franc e Hajdar Çopjas akuzohet për vrasjen e Endrit Alibej, Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë-Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj

Vrasjen e Klevin Bahos dhe plagosjen e vëllait të tij Aldo (Aleksandër) Baho, ngjarje e ndodhur më datë 07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan

Vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin

Vrasjen e Klevis Kapllanit, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë

Tentativën për vrasjen e Kei Pikun, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan

Vrasjen në tentativë të Irfan Azizit, ngjarje e ndodhur më datë 11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat

Vjedhjen e shumave të  mëdha që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë- Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas