Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot në Pallatin e Kongreseve drejtuesit politikë të qarqeve të PS si dhe kryebashkiakët e majtë të vendit.
Takimi nis prej orës 14:00 në Pallatin e Kongreseve dhe përfundoi rreth orës 15:20.
Burime bëjnë me dije se Rama gjatë fjalës së tij me drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët, u përqëndrua tek vota e diasporës.
Rama kërkon angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për të maksimizuar pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje.
Ky takim u bë në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
EMRAT E DREJTUESVE TË PS NË QARQE
Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako
Shkodër- Benet Beci
Lezhë- Ulsi Manja
Kukës- Pandeli Majko
Dibër- Blendi Gonxhe
Elbasan- Arbian Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Cuçi
Drejtues politik për Diasporën- Taulant Balla