Përmbytjet në Mianmar kanë vrarë të paktën 226 njerëz në një javë, raportoi media shtetërore të martën, pasi shirat e dendur të sjellë nga tajfuni Yagi goditën provincat qendrore të vendit të shkatërruar nga lufta.
Rreth një e treta e 55 milionë njerëzve të Mianmarit tashmë kanë nevojë për ndihmë humanitare, pas luftës së pandërprerë të shkaktuar nga një grusht shteti i shkurtit 2021, kur ushtria e fuqishme rrëzoi qeverinë e nobelistes Aung San Suu Kyi.
Zonat më të goditura nga përmbytjet përfshijnë qytetin e dytë më të madh Mandalay, kryeqytetin Naypyitaë dhe pjesë të shtetit Shan, një provincë që ka përjetuar luftime të ashpra në muajt e fundit.
Rreth 77 persona janë ende të zhdukur, tha media shtetërore.
Vetëm në rajonin e Mandalay, rreth 40,000 hektarë tokë bujqësore u zhytën në ujë dhe rreth 26,700 shtëpi u dëmtuan nga shirat e dendur dhe përmbytjet, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).