Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e përgatitur për të mbështetur ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike që lidh Adriatikun me Detin e Zi.
Këtë njoftim Rama e bëri gjatë ceremonisë së nderimit të Gjeneralit të NATO-s, Christopher G. Cavoli, me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës.
“Sepse Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në mënyrën e vetë, por kur bashkëpunimi është në të dyja krahët është shkëlqyer. Dhe sikundër thuhet: Zoti e bekoftë SHBA-në! Zoti bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Rama.