Vendosni fjalën kyçe....

“Shogun” pushton “Emmy Awards”, rrëmben 18 çmime


Seriali ‘Shogun’ pushtoi ceremoninë e çmieve “Emmy” duke rrëmbyer 18 statuja. Ajo ka vënë rekordin e çmimeve të fituara nga një serial brenda një viti.

Fitorja historike e çmimeve përfaqëson një sukses të madh për ‘FX’ dhe kompaninë mëmë ‘Disney’ për një seri të kushtueshme që u deshën gati 10 vjet për t’u realizuar dhe dikur dukej si një bast jo shumë i sigurt.

Është gjithashtu një çast i rëndësishëm për përfaqësimin aziatik dhe televizionin në gjuhën jo angleze. ‘Shogun’ është seriali i parë jo-anglisht që fiton në kategorinë e serive dramatike (sensacioni korean i Netflix Squid Game u nominua në vitin 2022, por humbi ndaj Succession të HBO), dhe dy aktorët kryesorë Sanada dhe Saëai janë aktorët e parë japonezë që kanë fituar ndonjëherë çmime Emmy.

Kinemaja japoneze u njoh në Hollywood qysh në vitin 1951, kur filmi ‘Rashomon’ i Akira Kurosawa fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Miyoshi Umeki më vonë fitoi një Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor në 1957 për filmin ‘Sayonara’ me Marlon Brando.

‘Shogun’ mund të jetë seriali më i ndjekur ndonjëherë i FX, por në fakt është përshtatja e dytë televizive e librit së James Clavell. Një epope me ndikim të thellë mbi detyrën, nderin dhe luftën për pushtet në Japoninë Feudale, romani u përshtat më parë nga ‘Paramount’ në vitin 1980.

Është xhiruar asokohe në Japoni me buxhetin më të madh të shpenzuar ndonjëherë për një serial televiziv në atë kohë, Shogun e parë u bë një sensacion i kulturës pop kur u transmetua në NBC. Seriali fitoi 12 nominime Emmy në vitin 1981.