Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Socialiste, Romina Kuko, ka qënë e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ku ka zbuluar detaje sa i takon votës së diasporës.
Kuko midis të tjerash ka zbuluar edhe se çfarë ka programuar PS në lidhje me votën e diasporës, e cila tha në studio se ndryshe nga radha e kaluar, këtë herë nuk do të ketë thjesht tubime por do të zhvillohet një fushatë kapilare e mirëfilltë ashtu si në Shqipëri.
‘’Patjetër që përqendrimi më i madh do të jetë në shtetet ku edhe ka një numër të madh shqiptarësh’’, u shpreh Kuko.
Teksa shtoi se takimet e zhvilluara më herët që Rama bëri në Greqi e në disa shtete të tjera ishin për të thyer akullin, duke shtuar se PS shquhet për fushatë kapilare.
”Do të ketë jo vetëm takime nëpër botë, por jo tubime të mëdha si herën e parë se ishin sa për të thyer akullin, e mbajmë mend tubimin në Greqi pavarsisht kleçkave që dolën më pas.
Unë kam qenë aty dhe pash njerëz që kishin ardhur edhe nga Amerika, e thanë mediat greke.
Do të ketë takime në botë aty ku ka më shumë shqiptarë, besoj që Balla do të jetë ai që do i organizojë por patjetër që edhe kryeministri do të jetë i pranishëm.
Ne shquhemi për fushatë kapilare, çfarë do bëhet në Shqipëri e njëjta punë do të bëhet edhe nëpër botë patjetër aty ku është përqendrimi më i madh i shqiptarëve.
Shqiptarët nuk duhet vetëm të regjistrohen në parti dhe të votojnë, port ë kuptojnë çfarë punë është bërë dhe çfarë do të bëhet”, tha Kuko.