Vendosni fjalën kyçe....

Çështja e mandatit të deputetit/ Sinaj-Bardhit: Ke tendencë të gënjesh, nuk u bëra ligjvënës për të përfituar


Deputeti socialist Vullnet Sinaj, gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, tha se ka hequr dorë nga bizneset, sapo ka marrë mandatin e ligjvënësit.

Sinaj tha se kur ka marrë mandatin e deputetit ai kishte hequr dorë nga bizneset, nga të gjitha kompanitë, ndërsa pohoi se kishte caktuar njerëzit e besuar, të cilët kanë kompetenca të plota të drejtojnë kompanitë, por nuk kanë asnjë detyrim që të më informojnë mbi atë se ccfarë ndodh me bizneset.

Duke thumbuar kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Sinaj tha se “ke një tendencë për të gënjyer popullin. Je caktuar drejtues politik i PD në Fier, që është atje përballë fshatit tim, dhe unë nuk lejoj që ti të shkosh atje dhe të gënjesh, sepse janë 100 zonja nga fshati im që kanë shkuar në Mallakastër dhe nuk të lejoj që t’i gënjesh edhe ato”.

Në vijim, deputeti socialist duke iu drejtuar Bardhit i tha “ti nuk e mban fjalën, pasi deklarove se nëse Sali Berisha bëhet kryetar i PD-së, do të dorëzoje mandatin. Berisha u bë kryetar dhe ti nuk e dorëzove mandatin”.

“Gjatë gjithë viteve të mandatit tim si deputet, në natën e Vitit të Ri, nuk kam shkuar kurrë të festoj në familjen time, pa u siguruar që pakot e ndihmave të kishin mbërritur në familjet në nevojë”, tha Sinaj.

Në vijim deputeti socialist ka treguar se ka ndihmuar banorët e zonës, ato që ishin të pamundur, ka zgjidhur problemet e tyre.

Kam financuar ndërtimin e banesës së një familjeve. E them këtë për të treguar se mandatin e deputetit nuk e kam marrë për të përfituar fonde nga buxheti i shtetit, por për të ndihmuar ata qytetarët e zonës”, tha Sinaj.

Ai u shpreh se nga llogaria e tij personale ka dhënë si donacion 100 mln lekë dhe bizneset kanë dhënë 100 mijë euro të tjera, gjatë kohës së tërmetit.

“Bizneset kanë financuar bërjen e sallës së kardio-kirurgjisë, pas apelit të bërë nga mjeku Altin Veshti. Ishin aksionerët e bizneseve, plot 35 të tillë, që u bënë bashkë dhe financuan ndërtimin e sallës që i shërben jo vetëm fëmijëve të Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe Malit të Zi”, tha ai.