Prokuroria e Posaçme ka thirrur sot në ambientet e institucionit për t’i komunikuar akuzën edhe kontabiliste Andia Pustina pwr vepra penale ”pasttim parash” e cila dyshohet se ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe administrative për Jamarbër Malltezin dhe Xhimi Begeja mbi dosjen e kompleksit “Patizani”.
Andia Pustina u paraqit se bashku me avokaten Klodiana Gjyzari.
Më herët u morën të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Xhimi Begeja dhe Fatmir Bektashi.
Ata akuzohen se kanë tjetërsuar pronat e ish-Klubit Partizani, duke shkelur një zinxhir të tërë ligjesh e procedurash, vetëm për t’ia kaluar të dyshuarit Jamarbër Malltezi.