Sot janë liruar nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij, Petrit Selmani, të cilët ishin arrestuar për kërcënimin ndaj kreut të FSHF-së, Armand Dukës.
Nazmi Selmani, president i klubit të futbollit Iliria dhe biznesmen, së bashku me nipin e tij Petritin, ishin të vetmit që kishin mbetur në burg për këtë rast. Ndërkohë, djemtë e tij dhe Redian Loci ishin liruar gjatë gjyqit paraprak.
Gjykatësi Paulin Cera ka vendosur që të aplikojë masën “detyrim paraqitjeje” për Nazmi Selmanin dhe nipin e tij Petritin.