Vendosni fjalën kyçe....

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij


Edlira Çepani, bashkëshortja e Gerti Bogdanit, ka njoftuar se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës për bashkëshortin e saj, i cili u nda nga jeta tragjikisht pas një arresti kardiak respirator, do të zhvillohen nesër, më 19 shtator 2024.

Ceremonia e homazheve do të mbahet në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00, ndërsa varrimi do të kryhet më pas në varrezat e Sharrës.

“Me hidhërim të thellë, njoftojme humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vellait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkroi Çepani.