Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu pas shpërthimeve në Liban: Ne do t’i kthejmë qytetarët e veriut në shtëpitë e tyre


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar deklaratën e tij të parë sulmeve ne Iran.

“Unë tashmë kam thënë se do t’i kthejmë banorët e veriut të sigurt në shtëpitë e tyre,” tha ai. “Dhe kjo është pikërisht ajo që ne do të bëjmë.”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Herzi Halevi, gjithashtu nënvizoi rëndësinë e sigurisë së izraelitëve të zhvendosur, përpara përvjetorit të një viti të përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez më 7 tetor 2023.

“Ne jemi të vendosur të krijojmë kushtet e nevojshme të sigurisë që do t’u mundësojnë banorëve të kthehen në shtëpitë e tyre, në komunitetet e tyre, me një nivel të lartë sigurie, dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që nevojitet për ta arritur këtë,” tha ai.

“Gjatë gjithë vitit të luftës, ne kemi luftuar në Gaza me dy objektiva kryesore shpërbërjen e Hamasit dhe kthimin e pengjeve. Ne kemi bërë përparim të madh, por ende kemi sfida përpara.”