Vendosni fjalën kyçe....

Nga 1 tetori nis indeksimi i pensioneve, Gonxhja: Përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë


Nga 1 tetori nis indeksimi i pensioneveqë kap vlerën 4.1 për qind.

Sipas ministrit të Ekonomisë Blendi Gonxhja nga masa e qeverisë përfitojnë rreth 791 mijë pensionistë të ndarë në dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga trajtime e programe të veçcanta siç janë pensionet e ushtarakëve dhe minatorët.

“Vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve 4.1 përqind. Nis me pagesat e muajit tetor. Përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave. Sa i përket indeksimit të pensioneve, efektet llogaritet në 1.693 milion vetëm për tre muajt e 2024. Synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse. Qeveria i ka në fokus, sfidë që të rrisim të ardhurat e pensionistëve që të kemi një jetë sa më të denjë për ta. Po studiojmë mënyrat që të kemi një rishikim të skemës dhe mundësive për të patur një rritje, duke nisur me rritjen e bonusit të fundvitit. Në mes të tetorit nis një proces ku do të shihet rishikimi i pensioneve”, tha Gonxhja.

Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë të reja, nëse merret si referencë vlera mesatare e kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë, ndërsa për pensionet rurale shtesa është 453 lekë, duke qenë se pensioni mesatar rural është 11,051 lekë.