“Pagers”, mjetet e komunikimit te përdorura në sulmin vdekjeprurës në Liban të martën nuk ishin prodhuar në Hungari, pavarësisht lidhjeve të raportuara me një kompani me bazë në vendin e Evropës Qendrore”, ka thënë të mërkurën një zëdhënës i qeverisë hungareze.
Deklarata e tij vjen pasi një kompani tajvaneze, marka tregtare e së cilës shfaqet në Pagers që shpërthyen, tha se modelet e përdorura në Liban ishin projektuar dhe prodhuar nga distributori i saj BAC Consulting – me qendër në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, raporton CNN.
“Autoritetet kanë konfirmuar se kompania në fjalë është një ndërmjetëse tregtare, pa asnjë vend prodhimi apo operimi në Hungari”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs në një postim në X.
“Ai ka një menaxher të regjistruar në adresën e tij të deklaruar dhe pajisjet e referuara nuk kanë qenë kurrë në Hungari,” thuhet më tej në deklaratën e tij.