Vendosni fjalën kyçe....

Rama bën ndryshime në Qeveri, Ilva Gjuzi dhe Blerta Rama emërohen zëvendësministre


Sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, janë vendosur ndryshime të reja në qeveri.

Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërsa Endrit Yzeiraj është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ilva Gjuzi është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, dhe Silda Çepe është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu, Sofjan Jaupaj është emëruar zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. Të gjitha vendimet hyjnë në fuqi menjëherë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:  

Znj. Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 

K R Y E M I N I S T R I 

EDI RAMA 

*** 

V E N D I M 

PËR 

LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të                            ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I: 

  1. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 

K R Y E M I N I S T R I 

EDI RAMA 

*** 

V E N D I M 

PËR 

EMËRIM NË DETYRË 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të                            ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I: 

Znj. Ilva Gjuzi emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 

K R Y E M I N I S T R I 

EDI RAMA 

*** 

V E N D I M 

PËR 

EMËRIM NË DETYRË  

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të                            ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I: 

Znj. Silda Çepe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 

K R Y E M I N I S T R I 

EDI RAMA 

*** 

V E N D I M 

PËR 

EMËRIM NË DETYRË 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të                            ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I: 

  1. Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 

K R Y E M I N I S T R I 

EDI RAMA