Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Beqajt


Është shtyrë gjyqi ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj lidhur me dosjen e SASPAC.

Sipas SPAK-ut, Ilir Beqaj në pozitat e drejtuesit të SASPAC, në bashkëpunim me Ermmal Kurtulajn, ka urdhëruar procedura fiktive prokurimi, me vlerë qindra mijëra euro ndaj kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte ish-ministri përmes “Restorant Gzona” në Tiranë, që sipas SPAK është në pronësi të tij.

Mes 8 prokurimeve fiktive të zbuluara, SPAK ka gjetur një të lidhur me ‘Landëays International’.

SASPAC i dha 125 mijë euro kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi “Festa”.

Por për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 milionë lekë të reja. Gjithsej për të njëjtin veprimtari u paguan nga dy institucioneve shtetërore mbi 500 mijë euro, ndërsa në fund i vetmi shpenzim i regjistruar është ai i një darke mundësuar nga “Gzona” me vlerë rreth 41 mijë euro.